Përballja midis U19 FK Apolonia dhe KF Teuta në Fier rezultoi një ndeshje intensive por pa gola.
FK Apolonia bëri një lojë të shkëlqyer gjatë gjithë ndeshjes, me futboll të shpejtë, me teknikë të mirë dhe me taktikë të spikatur me repartin e sulmit, mbrojtjes dhe mesfushës funksionuan shumë mirë por pritej e duhej të shënonin.
Mos harrojmë se skuadra U19 është skuadër krejt e re, e kompozuar këtë sezon.
Çdo ditë e më mirë lojtarët shqiptarë e afrikanë, punojnë së bashku me në krye trajnerin e tyre spanjoll Javier Moros Barrera.
Pritet që sulmi të jetë më rezultativ dhe skuadra të synojë portën e kundërshtarit.
