NDESHJA E RADHËS

Yjet Tona

Yjet që kanë qenë pjesë e F.K APOLONIA në vite:

MYRTO UZUNI

MYRTO UZUNI ka lindur në 31 maj 1995

Myrto Uzuni iu bashkua Apolonisë në moshën 24-vjeçare dhe më pas u shndërrua në një nga talentet më të mëdhenj të futbollit bashkëkohor shqiptar, duke shënuar 29 gola me fanellën e Apolonisë.

Në shtator 2018 u transferua te klubi kroat Lok. Zagrebi. Më 16 shtator 2020, falë golit të tij kundër Dinamo Zagrebit, klubi i tij arriti të kalonte raundin e 3-të kualifikues të Champions League, duke u kualifikuar në play-off të kompeticionit më të lartë evropian.

Më pas kaloi tek skuadra hungareze e Ferencvaros në gusht të vitit 2020 dhe me 24 nëntor të po atij viti, Uzuni shënoi golin e avantazhit historik për klubin hungarez në Allianz Stadium kundër Juventusit.
Në janar 2022 ai u transferua te klubi spanjoll i Granadës.

Aktualisht, Uzuni ne muajinm qershor 2023 u transferua me një kontratë goxha të mirë tek Atletiko e Madridit.
Si lojtar i Apolonisë, Uzuni debutoi me kombëtaren shqiptare U21 28 mars 2015 në ndeshjen e vlefshme për play-off e Euro 2017.

Myrto Uzuni vazhdon të jetë në formacionin e skuadrës së madhe të kombëtares shqiptare për disa vite dhe debuton me shumë sukses pothuaj në çdo ndeshje.

2005/2012 Doxa Pigadakia

2012/2015 Tomorri

2015/2017 F.K. Apolonia

2017-2018 Laçi

2018/2020 Lokomotiva Zagreb

2020-2022 Ferencvaros

2022-2023 Granada

ODISE ROSHI

ODISE ROSHI ka lindur në 22 maj 1991

Odise Roshi iu bashkua Apolonisë në moshën 8-vjeçare, ku qëndroi për 10 vjet, dhe më pas u shndërrua në një nga talentet më të çmuar të futbollit bashkëkohor shqiptar.

Karriera e Roshit vazhdoi në klube të rëndësishme të futbollit evropian si Këlni dhe Frankfurti përpara se të lëvizte dhe të luante si protagonist për 5 sezone në ligën e I-rë të kampionatit rus.

Odise Roshi njihet edhe me nofkën ‘Raketa’ për shkak të shpejtësisë së tij: 30 metra per 3,7 sekonda dhe 100 metra per 10,9 sekonda. 2006-2008 Albania team U17

2004/2009 F.K. Apolonia

2009/2011 Flamurtari

2011/2013 FC Cologne

2012/2015 FSV Frankurt

2015/2017 Rijeka

2017/2021 Akhmat Grozny

2020/2021 Diosgyor

2021/2022 Boluspor

2022/2023 Sakaryaspor

Keidi Bare

Keidi Bare ka lindur më 28 gusht 1997 në qytetin e Fierit.

I lindur në Fier, Bare e nisi karrierën si profesionist në janar 2010 me Olimpic CF. Pas dy sezonesh e gjysëm, ai kaloi te klubi i qytetit të lindjes F.K. Apolonia. Ai luajti me të gjitha ekipet e moshave, përfshirë edhe ekipin U19, me të cilën luajti 18 ndeshje dhe shënoi 4 gola në sezonin 2013–14.

Bare u përfshi në ekipin e I-re te F.K. Apolonia për herë të parë në nëntor të vitit 2013 në moshën 13-vjeçare për ndeshjen ndaj Tërbunit. Në dhjetor të vitit 2013, ai shkoi në provë te klubi spanjoll Atlético Madrid dhe me 26 dhjetor 2013, Bare u bë zyrtarisht lojtar i këtij klubi. Kështu ai vazhdoi rrugëtimin e gjatë duke debutuar në disa klube.

2013/2015 F.K. Apolonia

2016/2018 Atletico Madrid

2018/2020 Malaga

2020/2023 Espanyol

Kujtim Majaci

Kujtim Majaci lindi në Fier më 20 Mars 1962

Ai ka luajtur në gjithë karrierën me Klubin e Apolonia Fier duke zhvilluar 300 ndeshje në ligë dhe duke shënuar 174 gola. Trajneri Luftar Stroni ishte ai që nxiti talentin e Majacit dhe më vonë Vangjel Capo, që do të spikaste dhuntitë e këtij sulmuesi të veçantë, duke e përfshirë në ekipin e parë kur ende nuk i kishte mbushur të tetëmbëdhjetat.

Ka qenë sezoni 1985-1986, pasi Apolonia kishte sigluar titullin Kampion të Kategorisë së Dytë një sezon më parë dhe ku Kujtim Majaci do të shënonte plot 24 gola në portat kundërshtare.

Ishte vetëm 24 vjeç, në kulmin e moshës dhe të formës së tij sportive. Dhe Apolonia do të vazhdonte ta lartësonte emrin e saj pas çdo sezoni, duke u shndërruar në një nga ekipet më simpatike të Kategorisë së Parë. 

Ka nje listë të gjatë lojtarësh që kanë bërë emër dhe kanë dhënë kontribute të çmuara për futbollin te F.K. Apolonia sikurse F.K. Apolonia ka punuar dhe i ka trajnuar me shumë perkushtim: K.Majaci, M. Uzuni, O. Roshi, K. Bare, S.Tegu, S.Kokuri, E. Asllani, A.Stroni, Rrepaj, E. Maksuti, P.Tole, V.Stefa, M. Papuçiu, R.Harizaj, I.Haxhiaj, Ansi Agolli, A. Alechenwu, M. Brkič, R. Mihana, Rimal Haxhiu, J. Krasniqi, S. Plaku, N. Orelesi, A. M. Umejiego Ndubuisi, F. E, Adegbola, M.Shanaj, M. Gjata, R. Hebeja, Xh. Trifoni, E. Topi etj

×