Në vitet 1974-1975 ka mbaruar vitin e parë të shkollës së mesme në gjimnazin « Sulejman Delvina » në Delvinë.
Në vitet 1975-1978 ka përfunduar shkollën e mesme “Ali Demi” në Vlorë me rezultate të shkëlqyera.
Në vitet 1979 – 1984 studioi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, dega matematikë speciale, me rezultate të shkëlqyera. Mban titullin Matematicien.
Mbas diplomomit, në vitet 1984-1986 u caktua të punonte në “Institutin e Naftes”, Fier si matematikan për të punuar për aplikimin e modeleve matematikore në studimin dhe llogaritjen e vendburimeve dhe rezervave të naftës e të gazit.
Ka punuar si Sekretar i I-rë i Rinisë në Fier në vitet 1986-1990. Ka spikatur për punë të palodhur, drejtim inteligjent dhe eficent, në mbështetje të komunitetit të të rinjve, por jo vetëm. Ka drejtuar realizimin e disa veprave shumë të rëndësishme për kohën siç ishte Kanali “ Vjosë-Levan-Fier”, i cili do të bënte të mundur ujitjen në fushat e Myzeqesë së Fierit.
Në 1997, zoti Kokëdhima ngriti grupin e tij mediatik, me në krye gazetën “Shekulli”. Shqipëria e asaj kohe ishte një terren i vështirë, ku politikanët i vunë zjarrin vendit dhe e vunë shtypin në presion të madh.
Në 1998 Ai themeloi ISP-në e parë shqiptare, Abissnet sh.a., kompania lider e tregut të telekomunikacioneve.
Vazhdoi investimet e nisura në ndërtim, outdoor advertising, riparim transformatorësh të fuqive të mesme e të larta, bashkëthemelues i “Banka Popullore sh.a” sot OTP Bank sh.a., aksioner udhëheqës në fillimet e pronësisë private të “Hotel Tirana international”, kryetar për disa vite i “ Bashkimit të Organizatave të Biznesit shqiptar” etj.
Në vitin 2001, zoti Koço Kokëdhima bleu paketën maxhoritare të F.K. Apolonia sh.a Fier. Klubi i futbollit ishte në gjendjë të vështirë.
Mbas marrjes së Klubit nën kontroll, z. Kokëdhima dhe grupi i tij i menaxhimit bënë reforma të thella që e shndërruan klubin dhe Akademinë e futbollit rrënjësisht
– U bënë zhvillime në infrastrukturë me 2 fusha sintetike, me fushën e barit të stadiumit dhe, duke i paisur të gjitha me ndriçim të plotë, duke zgjatur kohën e shfrytëzimit të fushave për stërvitje.
– U ndërtuan të gjitha institucionet e nevojshme brenda Klubit “Apolonia”, duke realizuar menaxhim të shkëlqyer të punës dhe burimeve njerëzore të Klubit.
– U rritën kërkesat për kualifikimet e trajnerëve me licencat e duhura, trajnime e dije bashkëkohore.
– U ndërtuan skuadrat e zinxhirit të moshave meshkuj, duke e çuar numrin e skuadrave mbi 20.
– U ndërtuan standardet, procedurat dhe dokumentacioni mbështetës për mirëmenaxhimin e Klubit, lojtarëve, skuadrave dhe mjediseve.
– U ndërtua e u përmirësuan kushtet e mikpritjes për lojtarët e rinj nga rrethe të tjera të vendit.
– U ndërtua palestra, sallat, dhomat e zhveshjes, zyrat, restoranti, muzeu i Klubit, konvikti me dhomat e gjumit dhe kushtet e tjera etj., duke ndihmuar lojtarët për akomodimin dhe përgatitjen e tyre të gjithanshme.
– U plotësua dhe furnizua me veshje e baze të bollshme materiale çdo trajner dhe ekip.
– Nga 1 top për skuadër u kalua në 1 top/lojtar.
– Me iniciativën dhe punën e palodhur të zotit Koco Kokëdhima u ngrit në vitin 2013 skuadra e femrave, që nuk kishte ekzistuar më parë jo vetëm në Fier, por pothuaj në të gjithë Shqipërinë.
– U krijua zinxhiri i moshave për futbollin e femrave.
– Ekipi i femrave të Apolonisë u bë nënkampioni i Shqipërisë dhe nga 2017-2023 është nënkampion i vendit.
Z. Kokëdhima ka qenë Deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë.
Gjatë kohës si deputet, z. Kokëdhima i shërbeu si asnjëherë më parë dhe si asnjë deputet i mëparshëm popullit dhe komunitetit ku ai ishte dhe ndihmoi pa u lodhur në zhvillimin e projekteve ndihmuese për ekonominë e zonës.
Pas largimit me puç nga parlamenti (është duke u zhvilluar në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg gjyqi “Kokëdhima kundër Shtetit Shqiptar”), z. Kokëdhima krijoi Partinë “ZGJIDHJA” për të emancipuar mendimin politik dhe për të nxitur proceset demokratike dhe rikthimin e lirive republikane të shkatërruara në Shqipëri dhe vazhdoi biznesin e tij privat duke bashkëpunuar me shumë të rinj e të reja, specialistë e kuadro nga e gjithë Shqipëria.
Z. Kokëdhima ka një personalitet të fortë e të pazakontë, është me kulturë të madhe, dije e aftësi, fisnik dhe i respektueshëm, ndihmues dhe mjaft miqësor, me dashuri të madhe për atdheun dhe popullin e tij, patriot i madh dhe publicist i shkëlqyer, orator dhe elokuent, burrë shteti dhe aset i rrallë i kombit të tij.
Jeton në Tiranë dhe punon në Shqipëri dhe Afrikë.