NDESHJA E RADHËS

Ndeshjet e javes, U19

U19 KF Vllaznia- FK Apolonia, 3-2

U19 KF Vllaznia- FK Apolonia, 3-2

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email
Një ndeshje e fortë, e luftuar dhe plot emocion u zhvillua në Stadiumin “Reshit Rusi” në Shkodër, ku KF Vllaznia dhe FK Apolonia u përballën në kuadër të ndeshjeve të “Abissnet Superiore U19”.
Loja përfundoi me një fitore të ngushtë 3-2 në favor të Vllaznisë.
Golin e parë për KF Vllaznia e shënoi Kevin Dodaj në minutën e 19-të, duke sjellë një avantazh të hershëm për skuadrën e shtëpisë.
Megjithatë, Apolonia dëshmoi vendosmërinë e lojtarëve të saj dhe e barazoi lojën me golin e shënuar nga Erald Maksuti në minutën e 55-të.
Raymond Chidozie Onywuenyi në minutën e 64-të kaloi në avantazh skuadrën e Apolonisë.
Në një periudhë të tensionuar të lojës, dy gola të shpejtë nga Kevin Dodaj, në minutat e 79-të dhe 81-të përmbysën rezulatatin, duke kaluar në avantazh skuadrën e Vllaznisë.
Edhe pse lojtarët e U19 FK Apolonia luftuan deri në minutën e fundit të lojës, nuk arritën të fitojnë këtë ndeshje.
Kujtojmë se Skuadra e U19 FK Apolonia drejtohet nga trajneri Nikollin Çoçlli dhe ka përmirësuar ndjeshëm performancën e saj duke synuar portën dhe duke bërë lojë sulmuese e me një frymë të fortë grupi.
Kjo skuadër mundi para një jave Partizanin, që kryeson tabelën e klasifikimit.

Lajme e fundit

×