NDESHJA E RADHËS

Skuadra e pare e femrave FK Apolonia ne ndeshjen kunder Kukesit, ku fituan 0-9
Femra, Ndeshjet e javes

Shi golash: Kukësi – Apolonia për femra 0-9. 

Shi golash: Kukësi – Apolonia për femra 0-9. 

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Përballja kundër Kukësit ishte ndeshja e fundit e këtij kampionati për skuadrat e para të femrave. Ndeshja rezultoi mjaft e vështire, por Apolonia e dominoi lojën gjatë gjithë kohës.

Klea Amoniku shënon golin e parë në minutën e 17-të nga një goditje nga distanca. Pas shumë përpjekjesh të ekipit tonë, Valentina Troka shënon golin e dytë në minutën e 36-të për Apoloninë me një krosim të Xhesika Ndoj. 

Në minutën e 42-të Troka shënon përsëri me një goditje me kokë golin e 3-të dhe 1 minutë më pas shënon golin e 4-të. Pjesa e dytë nis me avantazhin e thellë të Apolonisë 4-0. Lojtaret kundërshtare e rrethonin Valentina Trokën për të mos shënuar gola të tjerë.

Në minutën e 60-të Floresita Bogdani, një kros në të djathtë realizon golin e saj të parë. Më pas kanë qenë 3 golat në minutën 65’, 75’, 93’ ku përsëri Valentina Troka ishte protagoniste.

Rezultati u mbyll 0-9 për ekipin e Apolonisë. Kështu Apolonia mbyll me këtë fitore kampionatin në vendin e 3-të por është finaliste e kupës së Shqipërisë.

Valentina Troka arrin numrin më të madh të golave në këtë kampionat. Kështu pritet që në dhjetor Valentina Troka e Apolonisë të fitojë cmimin “Këpuca e Artë” si golashënuesja më e mirë për sezonin 2022/2023. 

Lajme e fundit

×