FK Apolonia ka siguruar një fitore të rëndësishme në stadiumin “Loni Papuçiu”, duke mposhtur KS Korabin me rezultatin e pastër 3-0.
Skuadra fierake dominoi fushën dhe arriti të konkretizojë superioritetin e saj në pjesën e dytë.
Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte Eneh Ndubuisi Francis duke realizuar një dopietë brenda tetë minutave. Ai zhbllokoi sfidën me asist të Mikael Rakipaj nga kornja në minutën e 52-të, ndërsa në minutën e 60-të, me asisten e Ersildjo Asllanaj dyfishoi avantazhin e Apolonisë.
Fitorja u vulos nga Robin Kane Hney, lojtari nga Liberia që në minutën e 65-të, me asisten e Mmesoma Anthony Umejiego, shënoi një gol të bukur duke i dhënë skuadrës sonë një trepikësh të merituar dhe një performancë për t’u mbajtur mend.
Një ndeshje e shkëlqyer për Apoloninë, e cila vazhdon të tregojë forcën e saj dhe synon rezultate të tjera pozitive në vazhdim!