FK Apolonia dhe KF Burreli u përballën sot në stadiumin “Loni Papuçiu” në një sfidë të fortë dhe të luftuar deri në minutën e fundit, e cila përfundoi me rezultatin 0-0.
Ekipi ynë tregoi dominim në lojë dhe krijoi disa raste të mira për shënim, por mungesa e konkretizimit bënë që ndeshja të mbyllej pa gola. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, fati nuk ishte në anën e Apolonisë për të gjetur rrugën e rrjetës.
Ky rezultat na jep një pikë të vlefshme, por ekipi mbetet i përqendruar dhe i motivuar për të korrigjuar detajet e vogla në sfidat e ardhshme.