NDESHJA E RADHËS

FK Apolonia Femra
Femra, Lajme

Ekipi i parë i femrave “mbush 10 vjeç”

Ekipi i parë i femrave “mbush 10 vjeç”

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Ekipi i parë i femrave të FK Apolonia bënë 10 vite nga data e formimi të tij, dhe më 26 Gusht të vitit 2013 u zhvillua seanca e parë stërvitore.
Futbollistet e para të ekipit me trajner Arben Ymeraj ishën: Vanesa Levendi, Glejona Taullaj, Altea Sollaku, Anxhela Qyshku, Bjorna Doko, Enejda Biqmeti, Enkeleda Zyka, Joana Hoxha, Kejsi Muço, Megi Likaj, Meri Qyshku, Paola Xhelaj dhe Silvi Muho.
Nga dita e parë e në vazhdim, vajzat e Apolonisë, trajnerët që kanë punuar me to dhe gjithë stafi mbështetës i Klubit kanë punuar pa u lodhur. Presidenti Kokëdhima ishte iniciatori dhe mbështetësi i ekipit të femrave dhe i krijimit të zinxhirit të moshave të tyre. Me këmbëngulje dhe i pa lodhur ai ka mbështetur karrierën e çdo njërës nga futbollistet e para që shikoni në foto, por edhe të shumë vajzave të tjera që luajtën e luajnë në ekipin e femrave.
Ekipi i Femrave prej 7 vitesh është nënkampion i Shqipërisë dhe Finaliste e Kupës.
Mbetet ende një punë e madhe për tu bërë, për të plotësuar zinxhirin dhe për të rritur cilësinë e trajnimit, të përzgjedhjes së lojtareve, fitoren e kampionatit dhe kalimin në Garat Europiane.
Puna dhe motivimi i vajzave është mbresëlënës, kurse atmosfera miqësore dhe e të ndjerit “në shtëpi” i bën vajzat të vijnë tek Apolonia me gëzim dhe kënaqësi. Është shumë bukur në Klubin Apolonia kur shikon gjithë ato vajza të moshave të ndryshme që trajnohen çdo ditë pa u lodhur.

Lajme e fundit

×