NDESHJA E RADHËS

Ndeshjet e javes, Skuadra e I-re

Apolonia dhe Besa ndajnë pikët në Fier

Apolonia dhe Besa ndajnë pikët në Fier

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Ndeshja emocionuese mes FK Apolonia dhe FC Besa në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier përfundoi  1-1, barazim zhgënjyes për Apoloninë dhe inkurajaues për Besën.
Golin nga Besa e shënoi Albi Xhabrahimi në minutën e 26, kurse Apolonia barazoi në minutën e 90+6′ nga Mmesoma Anthony Umejigo.
Skuadra e Apolonisë bëri një pjesë të parë pa raste për tu shënuar, kurse në pjesën e dytë me ndërrimet që trajneri bëri loja ndryshoi dhe skuadra pati shumë raste për të shënuar duke e rrezikuar seriozisht portën e Besës.
Skuadra e Besës, një skuadër me futbollistë të rinj e përgjithësisht jo shtatlartë bëri një lojë përtej mundësive të veta me mbrojtje të fortë e sulm më të brishtë.
Sportëdashësit fierakë që kishin mbushur shkallët e stadiumit prisnin shumë nga skuadra e tyre.
Kështu Apolonia kryeson tabelën e klasifikimit me 7 pikë, ndërsa Besa është e 5-ta me 4 pikë.
Sfida e radhës është me Elbasanin në Elbasan.

Lajme e fundit

×