Mikael Rakipaj është lojtari më i ri i skuadrës së Apolonisë. Është klubi fierak që ka bërë me dije se futbollisti i Akademisë ka nënshkruar sot kontratën profesioniste me në krye presidentin Koço Kokëdhima.
Në një njoftim të bërë në kanalin zyrtar përshkruhej ky lojtar, i cili ka qenë një nga më të spikaturit te moshat.
“Nga sot Mikael Rakipaj është lojtar profesionist i F.K. Apolonia.
I rritur pranë Akademisë Fier, prej më shumë se 10 vitesh, Mikael ka luajtur me U-19 dhe ka qenë titullar në këtë skuadër.
Lojtar energjik, i fortë, i shpejtë, fitues në çdo dyluftim dhe me vizion të mirë për lojën, Mikael ka luajtur me U-19 si lojtar i spikatur dhe që i ka dhënë skuadrës kontribute të çmuara”, thuhej në njoftimin e klubit të Apolonisë.