NDESHJA E RADHËS

Arkiva

Xhovani Kolela Italiani Kamarata “ndërron” stolin e Dinamos, me atë të Apolonisë…

Xhovani Kolela Italiani Kamarata “ndërron” stolin e Dinamos, me atë të Apolonisë…

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

FIER – Trajneri ialian Fabricio Kamarata nuk është larguar nga Shqipëria dhe as nga trajningu i një skuadre shqiptare. Pasi ka është larguar nga Dinamo, të cilën e udhëhoqi gjatë fazës së parë, duke e renditur të parën në grupin A të Kategorisë së Parë, ai, sipas “Panorama Sport” do të jetë trajneri i ri skuadrës fierake të Apolonisë.

Sipas këtij burimi, 45-vjeçari italian Kamarata, ka synuar edhe më herët një skuadër të Superiores, madje ai i është vetofruar Apolonisë dy herë: pas largimit të Mërgjyshit dhe pas dorëheqjes së Kolelës. Mesa duket tani erdhi rasti dhe “e treta, e vërteta” realizohet. Trajneri Frabricio Kamarata vetëm “ndërron” stolin e Dinamos me atë të Apolonisë.

Në kuadër retrospektive, kujtojmë që Apolonia e nisi sezonin me Artan Mërgjyshin, i detyruar të dorëhiqet në shtator, vijoi me Xhovani Kolelën në 5 javë, pastaj Nikolin Çoçllin në 3 javë dhe së fundi me Bledar Borovën në 4 javë (duke llogaritur edhe ndeshjen e fundvitit me Kastriotin). Mundim i gjatë gjer te Kamarata.

Lajme e fundit

×