Xhesika është 16 vjece, ka 4 vite që luan si sulmuese në Klubin e Apolonisë dhe 2 vitet e fundit ajo loz me ekipin e parë të femrave.
Familja e ka mbështetur atë, e sidomos xhaxhai i saj duke e regjistruan si lojtare e Klubit të futbollit Apolonia.
Ajo spikat për shpejtësinë e vrapimit, saktësinë për të gjetur rrjetën dhe zhdërvjellësinë e shkathtësinë e mendimit e të veprimit.
Ajo ka performuar në ndeshjet me ekipin e parë dhe disa herë ka vendosur fatin ndeshjeve të rëndësishme si ajo me Partizanin, e lujtuar në Fier me 2 gola të shënuar dhe ndeshjen me Vllazninë duke arritur të barazojë rezultatin.
Xhesika Ndoji luan me ekipin kombëtar të U15, U16, U17 dhe është vlerësuar si lojtarja më e mirë për moshën e saj.
Klubi F.K. Apolonia e ka mbështetur atë për trajnimin, dhënien e minutave të ndeshjeve edhe pse në moshë tepër të re dhe duke e promovuar punën dhe zhvillimin e saj profesional.
Ajo shprehet se e ka me shumë pasion futbollin. Ëndrra më e madhe e saj është të dalë kampion me Apoloninë dhe të luaj me kombëtaren Shqiptare të skuadrës së parë.
Karriera e saj ka ardhur në ngritje dhe besojmë plotësisht se puna, përkushtimi, personaliteti dhe qasja ndaj punës dhe arritjeve si dhe dhuntitë e saj natyrore do ta cojnë shumë lart Xhesika Ndojin në elitën e futbollisteve femra të Apolonisë dhe të Shqiperisë.












