NDESHJA E RADHËS

Femra, Lajme

Vanesa Levenaj, tek FK Apolonia për 3 sezonet e ardhshme

Vanesa Levenaj, tek FK Apolonia për 3 sezonet e ardhshme

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Vanesa Levenaj, lojtarja e shkëlqyer femër e FK Apolonisë ka rinovuar edhe për 3 vitet e ardhshme kontratën me klubin fierak. Ajo do vazhdojë rrugëtimin e saj në skuadrën që e ka rritur, trajnuar e zhvilluar si lojtare duke u bërë një ndër vlerat e talentet e skuadrës së FK Apolonia femra.
Vanesa tregoi besimin, përkushtimin dhe vlerësimin e saj në projektin e klubit, ndërsa FK Apolonia siguron shërbimet e një prej lojtarëve më të rëndësishme të ekipit të femrave.
E njohur për shpejtësinë, aftësitë teknike dhe leximin e qartë të lojës, teknikën dhe luftën një kundër një, Vanesa ka qenë një nga shtyllat e skuadrës, duke kontribuar me gola dhe asiste në momente kyçe të ndeshjeve.
Ajo është një lojtare që jo vetëm sjell cilësi në fushë, por frymëzon bashkëlojtaret e saj me lidershipin e saj të spikatur dhe besnikërinë ndaj ekipit të saj.
Ne i urojmë Vanesës shumë suksese dhe jemi të sigurt se ajo do të vazhdojë të shkëlqejë dhe të japë kontribut të madh për ekipin në sezonet që vijnë.
F.K. Apolonia pretendon sivjet të jetë Kampione e vendit dhe synon Champions League.

Lajme e fundit

×