NDESHJA E RADHËS

Valentina Troka golashenuese e FK Apolonise pretendon cmimin kepuca e arte
Mediat

Valentina Troka me 56 gola në sezon

Valentina Troka me 56 gola në sezon

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Gazeta “Panorama Sport” i ka kushtuar vëmendje 3 lojtareve femra që kanë shënuar më shumë gola dhe që do të pretendojnë cmimin ” Kepuca e artë” në dhjetor 2023.

Kampionati i futbollit të femrave po dhuron një garë interesante për sa i përket titullit të golashënueses më të mirë. Megi Doçi e Vllaznisë, Valentina Troka e Apolonisë dhe Anela Vishkulli e Tiranës, kanë vijuar garën me golat e shumtë të shënuar në javën e 16-të.

Megi Doci ka shenuar 16 gole me Kinostudion, Valentina Troka e Apolonise ka shënuar 8 gola ndaj Skënderbeut në Korçë,  Anela Vishkulli e Tiranes ka realizuar 7 gola ndaj Lushnjës.

Kështu, pas javës së 16-të, Megi Doçi merr kryesimin në listën e golashënuesve, teksa me 59 gola parakalon Velentina Trokën që ka 56. Ndërsa e treta pozicionohet Anela Vishkulli me 42 gola.

Kujtojmë se Valentina Troka është lojtare goli dhe ka shënuar edhe me kombëtaren Shqiptare, duke qenë nder golashenueset më të shquara në vend.

Lajme e fundit

×