NDESHJA E RADHËS

Golashenuesit me te mire per sezonin 2022-2023 jane lojtaret e FK Apolonia : Valentina Troka dhe Redi Kacanolli
Lajme

V. Troka dhe R. Kacanolli, 2 golashënuesit më të mirë të sezonit

V. Troka dhe R. Kacanolli, 2 golashënuesit më të mirë të sezonit

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Valentina Troka ( Skuadra e I-rë Femra)

Për vajzat e Apolonisë është sulmuesja Valentina Troka ajo e cila mban titullin si golashënuesja më e mirë e kampionatit për këtë sezon. Ajo është praktikisht fituese e çmimit “Këpuca e Artë” në aktivitetin vjetor që zhvillon Federata Shqiptare e Futbollit në fundvit, ku ndahen çmimet për lojtarë, trajnerë, arbitra etj.

Valentina është bërë tmerri i cdo skuadre kundërshtare. E gjatë, e shpejtë dhe e gjendur përherë pranë portës, me asiste të shoqeve që kanë aq shumë besim tek këmba e saj. Valentina shprehet shumë e emocionuar:

“Karriera ime nisi pak vonë, por me qëllime të mëdha dhe objektiva të qarta. Ekipi i Apolonisë për femra ishte ekipi i parë i cili më hapi dyert për një karrierë të bukur, më mbeshteti e me dha mundësi të medha. Nisa stërvitjen rregullisht teksa çdo ditë ënderroja akoma dhe më shumë për qëllimet e mia. Fillova të merrja minuta, fillova të shikoja që shumë njerëz kishin besim tek mua. Shikoja që kur topi ishte në këmben time, të gjithë prisnin momentin kur do të kapte rrjetën. Këto detaje më dhanë forcë dhe besim që unë të vazhdoja akoma më shumë. U rrita me Apoloninë po ashtu dhe karriera ime. Kam bërë disa gola të cilët kanë ndryshuar rezultatet e ekipit. Kemi shkuar shumë herë në finale sado jo me fitore por me emocione, gola dhe brohorima që na kanë bërë të ecim përpara. Unë veçoj golin me Vllazninë në Fier ku i kam marr barazimin. Duhet thënë që ka dhe shum gola të tjerë që më kanë dhënë emocione të paharrueshme dhe nje shtysë për të ecur përpara. Titulli si golashënuesja më e mirë në vend për këtë sezon, më ka bërë krenare për veten, po ashtu edhe për ekipin.

Të marësh atë titull nuk është diçka e lehtë por me emocion, bashkëpunim, dhe mund unë ja dola mbanë, e mora këtë titull. Është një plus i madh në karrierën time dhe ditë pas dite po arrij qëllimet e mia. Sot unë kam këtë titull dhe i them faleminderit çdokujt që më ka mbështetur dhe më ka dhënë emocion.”

Redi Kacanolli (U19 Abissnet Superiore meshkuj)

Për të dytin vit rradhazi golashënuesi më i mirë i “Abissnet Superiore” për meshkuj u19 është përsëri lojtar i klubit F.K. Apolonia. Erald Maksuti për sezonin e shkuar 2021/2022 dhe Redi Kacanolli për këtë sezon me 18 gola në 26 ndeshje. Ai ka ardhur në Akademinë e F.K. Apolonia në moshën 13 vjeçare. Vit pas viti ka rritur parametrat e tij fizikë duke u bërë një sumlues shumë i mirë në zonë si edhe një lojtar i fortë tek U19.

Për titullin golashënuesi më i mirë i kampionatit Redi shprehet :

“Është një ndjesi shumë e veçantë për mua. Dua të falenderoj lojtarët dhe trajnerin sepse pa ndihmën e tyre nuk do të isha golashënuesi më i mirë. Dua të veçoj golin me Laçin në Fier, sepse ai gol na ndihmoi të mbanim vendin e parë në tabelë. Edhe pse jam i pakënaqur, sepse nuk mundëm ta mbanim dot atë vend deri në fund të kampionatit. Çelësi i suksesit është përkushtimi në stërvitje, regjimi, disiplina dhe dhënia e maksimumit në çdo ndeshje”.

Lajme e fundit

×