NDESHJA E RADHËS

Mediat

Umejiegon s’e shpërqendron oferta, sulmuesi “snobon” merkaton: I shënoj Flamurtarit

Umejiegon s’e shpërqendron oferta, sulmuesi “snobon” merkaton: I shënoj Flamurtarit

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Në janarin e vitit 2022, erdhi në Fier për të mbajtur gjithë peshën e sulmit dhe po e bën më së miri këtë gjë. Umejiego Antoni është konfirmuar zyrtarisht si golashënuesi më i mirë i Apolonisë. Vjet e mbylli me 11 gola, ndërsa gjysmën e parë të këtij e ka gjetur 5 herë rrjetën.

Kaq ka mjaftuar, që të futet në “lupën” e rivalëve. Për të ka shfaqur interes Flamurtari, por 21-vjeçari nuk dëshiron që të shpërqendrohet dhe sidomos kur me këtë kundërshtar luajnë nesër. Gjatë intervistës së dhënë enkas për “Panorama Sport”, nigeriani sqaron se e ka mendjen vetëm te ndeshja dhe asgjë më shumë.

Regjistroni vetëm 5 gola në 15 ndeshje, sa i kënaqur jeni?

Nuk mund të jem i kënaqur, kur mundësitë i kam pasur për më shumë. Megjithatë, kam kohë që të rikuperoj. Do të vazhdoj të kontribuoj dhe të jap maksimumin për ekipin tim të zemrës, Apoloninë.

Në sezonin 2022-2023 realizuat 11 gola në total, besoni se do e tejkaloni veten?

Të tregohem i sinqertë, nuk mendoj fare për rekorde personale. Më shumë se për golat, mendoj që ekipi të ecë përpara.

Vendi i pestë i përmbush pritshmëritë e Apolonisë?

Duhet të kishim bërë më tepër, kemi lëna pikë me “shumicë” në katër ndeshjet e fundit sidomos. Së paku kemi “dhuruar” 6 pikë. Sidoqoftë, kampionati nuk ka mbaruar ende dhe jam shumë i bindur që në pjesën e dytë të sezonit, Apolonia do të bëjë diferencën e madhe.

Minifaza, si shkoi?

I kemi nisur prej 4 janarit përgatitjet dhe kjo jo pa arsye, por për të rigjetur dhe natyrisht përmirësuar formën tonë fizike. Gjithçka ka shkuar shumë mirë, sipas planit. Më e rëndësishmja është që nuk kemi dëmtime.

Tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar te Flamurtari. Jeni gati për ta rinisur garën?

Po jemi gati dhe më të fortë se kurrë. Është vërtetë një ndeshje radhe, por është një përballje direkt pretendentësh. I vlerësojmë shumë vlonjatët edhe për shkak të cilësisë që kanë në organikë, mirëpo, do të futemi në fushë vetëm për maksimumin e pikëve.

Luani vetëm për fitore?

Kjo është pak, por e sigurt. Nuk ka rëndësi cili ekip është përballë sepse ne kemi synimin të marrim gjithmonë pikët maksimale. Vijmë nga dy humbje radhazi dhe më e rëndësishmja është të reagojmë tani.

Objektivi juaj sezonal mbetet i njëjtë, pavarësisht diferencës së madhe të pikëve me dy vendet e para në renditje?

I njëjtë dhe më se i mundshëm, edhe pse me diferencë së konsiderueshme pikësh nga Bylisi i vendit të parë dhe Elbasani i vendit të dytë. Gara në vijim do të jetë edhe më e fortë dhe dihet që në futboll gjithçka është e paparashikueshme.

Jemi në periudhë merkatoje dhe ofertat nuk kanë munguar as për ju, ku në skenë ka dalë Flamurtari. Çfarë zhvillimesh ka për këtë pjesë?

Me sinqeritet, nuk kam asnjë dijeni për ofertat e Flamurtarit. Momentalisht jam i fokusuar te stërvitja dhe ndeshja e radhës, që për ironi të fatit është me Flamurtarin. Apolonia është në mendjen dhe zemrën time, kështu që më mbetet të shikoj vetëm punën time dhe pse jo, këtë fundjavë të shënoj ndonjë gol.

 

HILMI SALIU- “Umejiegon s’e shpërqendron oferta, sulmuesi “snobon” merkaton: I shënoj Flamurtarit”– PANORAMASPORT.AL, 19 Janar 2024

Lajme e fundit

×