NDESHJA E RADHËS

Antomy Umeiego, sulmuesi nigerian i Apolonise me gjatesi dhe fizik te pazakonte
Intervista

Umeieo:Jam shumë i vështirë për t’u markuar

Umeieo:Jam shumë i vështirë për t’u markuar

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Antony Mmesoma Umeieo, sulmuesi i ri nigerian flet per “fkapolonia.al” se si hyri rastësisht në futboll, avantazhet që ka si fizik shumë i rrallë, punën që bëhet në F.K. Apolonia, ambiciet e tij të mëdha, jeta me shokët shqiptarë e nigerianë të klubit dhe se e shikon gjatësinë 2.02 metra “kërcënuese” për çdo mbrojtës kundërshtar dhe këmbën e tij të madhe si një këmbë të artë.

 

Nga jeni dhe ku jeton familja jote? Sa persona jeni në familje?  

Unë jam nga Nigeria dhe familja ime jeton atje. Unë kam lindur e jam rritur në një familje me 5 fëmijë: 2 vëllezër, 2 motra dhe unë që kam lindur i fundit nga fëmijët.

Keni lënë familjen në atdhe. A është e vështirë të jetosh larg tyre?     

Po, është e vështirë për të jetuar pa familjen, por kjo është për shkak të karrierës që zgjodha për t’u bërë futbollist. Dëshira ime është ta shikoj familjen time kur të mbaroj sezonin dhe do të jem shumë i lumtur nëse shkoj.

Sa vite keni që jetoni në Shqipëri? Po te Klubi Apolonia? 

Unë kam jetuar mbi një vit në Shqiperi dhe kam ardhur direkt tek F.K. Apolonia. Është shumë mirë të jesh tek Apolonia. E dua dhe më pëlqen gjithçka këtu te Klubi ynë.

Cilat kanë qenë momentet më të vështira të rrugëtimit tuaj për t’u bërë futbollist i mirë? 

Pjesa më e vështirë ishte kur vendosa të bëhesha futbollist, sepse te familja nga e cila vija unë isha fëmija i fundit, më i vogli. Nuk munda ta përfundoja shkollën dhe kur u rrita e takova babane qe bente laresin e makinave. Ai lante makinat e njerëzve, kurse nëna ime ishte mesuese. Doja të shkoja në shkolle, por nuk kisha lekë për autobuzin, çdo gjë ishte e vështire për mua. Nëse une do të përfundoja shkollën, do të kthehesha në shtëpi dhe do të ndihmoja babanë të lanim makina tërë jetën.

Një ditë unë pashë finalen e Ligës së Kampioneve 2008 dhe u kënaqa aq shumë me pasionin dhe emocionet që më dha loja dhe atë ditë vendosa ta bëja futbollin karrierën time për ta ndihmuar familjen. Askush nuk besonte në familjen time tek unë për zgjidhjen që bëra, por, falë Zotit, çdo gjë shkoi mirë dhe ja ku jam.

Kush ka patur influencën më të madhe në karrierën tuaj? 

Influencuesi im më i madh është Victor Osihmen. Kam shumë respekt për të. Ai luan si luan dhe unë i shikoj klipet e tij çdo ditë. Dua të bëhem si ai dhe pse jo edhe më i mirë se ai.

Si e vlerësoni punën që bëhet nga trajnerët me skuadrën e parë të Apolonisë? 

Trajnerët tanë po bëjnë një punë gjigande, ne po rritemi çdo ditë dhe djemtë janë në formë të mirë. Puna që trajnerët e Apolonisë bëjnë me ne është shumë e mirë. Unë kam komunikim shumë të mirë me ta dhe ata kanë bërë shumë punë që djemtë të jenë në nivelin ku  janë sot, të rritur në çdo drejtim.

Çfarë e bën të veçantë këtë klub për ju? 

Apolonia i ndihmon dhe zhvillon lojtaret e vet edhe madje u mëson jo vetëm se si të luajnë, por si të bëhen profesionistë në fushë dhe jashtë saj. F.K. Apolonia ka lojtarë me talente të mira  dhe për sa i përket rolit tim si sulmues, unë do ta bëj punën mirë me kolegët e mi të skuadrës dhe do t’i arrijmë objektivat që kemi.

Çfare mund t’u thoni lojtarëve të rinj të F.K. Apolonisë rreth karrierës dhe Klubit? A keni ndonjë këshillë për futbollistët e rinj? 

Lojtarët e rinj tek F.K. Apolonia janë shumë të mirë. Unë shikoj potencial tek ata. Kam besimin se ata do të bëhen lojtarë të mëdhenj në të ardhmen si Erald Topi dhe shumë të tjerë. Ata do të kenë një karrierë të madhe. Unë jam edhe vetë i ri dhe këshilla që kam për ta është të punojnë shumë, të trajnohen, të punojnë me mendje dhe besojnë te vetja se mund të bëjnë këtë apo atë dhe se mund ta bëjnë shumë më mirë se më parë.

Cilat janë cilësitë më të rëndësishme të një futbollisti që ja del e bën sukses? 

Që një futbollist të bëjë karrierë duhet të jetë i përulur, i disiplinuar dhe të ketë respekt për të tjerët. Ai duhet të bëjë gjithçka me mendje dhe të tregojë veten se është më i miri çdo ditë.

Sipas jush, cila është pika më e dobët e futbollistit? 

Sipas meje, pika më e dobët e një futbollisti është të ketë frikë. Kur futbollisti ka frikë nga kundërshtari, kjo e ndikon shumë dhe e bën të humbasë rolin dhe kontributin e tij në ekip.

Cilat janë ambiciet e tua? Ku e shikoni veten pas disa vitesh? 

Ambicia ime është të bëhem lojtar i madh si idhulli im OSIHEMEN dhe ambicia ime është të bëhem si ai. Se ku do jem pas disa vitesh nuk mund ta them, sepse nuk e di çfarë do të sjellë e ardhmja.

Si e gjen mjedisin e Klubit Apolonia në lidhje me racizmin, diferencat dhe të qenurit të ndryshëm? Po gjatë ndeshjeve? 

Në lidhje me racizmin, te F.K. Apolonia nuk kam gjetur asnjë sjellje të tillë. Ata të gjithë më trajtojnë si vëlla madje ata e pëlqejnë ngjyrën time të lëkurës. Nuk ekziston racizëm në klubin tonë.

Por gjatë çdo ndeshje, ndeshem me shumë racizëm te lojtarët e skuadrave kundërshtare që e përdorin përmes sharjeve, fyerjeve dhe xhesteve poshtëruese për të më dobësuar e për të më ulur moralin, për të dëmtuar rolin tim në sulm.

Ju jeni lojtari më i gjatë (2.02m) te F.K. Apolonia, e ndoshta edhe në Shqipëri. Kjo është mirë dhe pse? 

Une e dashuroj gjatësinë 2.02 m që kam, sepse ajo më jep avantazhet për të “bullizuar” lojtarët e skuadrave kundërshtare kur ne luajmë. Gjatësia ime gjithashtu është kërcënim për mbrojtësit e kundërshtarëve sepse ata frikësohen të luajnë kundër meje dhe jam shumë i vështirë për ta për t’u markuar.

Modeli jot i flokëve është i veçantë. Kush ta ka bërë? 

Stilin tim të flokëve ma ka bërë mamaja ime kur unë isha fëmijë.

Ju keni një numër këmbe që ndeshet rralle, 52. Di qe klubi ka vuajtur për t’u gjetur atlete. Ndihmon në futboll? 

Po, është avantazh sepse unë e përdor atë mirë.

Cili është ushqimi tradicional i vendit tuaj? 

Ushqimi ynë tradicional është “fufu” dhe “swallow”, por që kur kam ardhur në Shqipëri, nuk i kam ngrënë, sepse nuk kam ku t’i gjej.

Si mund ta përshkruash veten? Kush është Anthony në sytë e tu? 

Unë mund të them se jam një “cool guy”, që nuk i ka qef problemet. Më pëlqen shumë të rri gjatë me miq, gjithmonë të luaj me shokët. Jam njeri i qeshur dhe dua të  përjetoj çaste të lumtura sa më shpesh.

Apolonia është shumë pranë Play Off. Ju si e shikoni ecurinë e skuadrës tuaj? 

Performanca jonë është e mirë tani dhe ne jemi në formë të shkëlqyer të mundim çdo skuader. Unë kam besim të madh te skuadra.

Lajme e fundit

×