NDESHJA E RADHËS

Akademia, Ndeshjet e javes

KF Erzeni- FK Apolonia U21, 0-0

KF Erzeni- FK Apolonia U21, 0-0

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Në një ndeshje të fortë dhe intensive në Stadiumin “Tofik Jashari” në Shijak, FK Apolonia U21 u përball me Erzenin, duke përfunduar ndeshjen me një
rezultat të barabartë, 0-0.
Ndërkohë që ekipi U21 i Apolonisë ka shfaqur një paraqitje solide në shumë aspekte të lojës, skuadra e Erzenit gjithashtu bëri rezistencë për të mbrojtur fushën e tyre.
Në minutën e 7-të edhe pse Apolonia mbeti me 10 lojtarë pas daljes së Albashir Musa me karton të kuq, portieri dhe mbrojtësit shfaqën cilësi të lartë duke e mbrojtur fort portën.
Vlen këtu për tu përmendur rasti i penalltisë së Erzenit, të cilës portieri ynë Aldo Bushi i bëri pritje fanastike.
U21 është një skuadër e spikatur tek Apolonia. Këtë ndeshje nuk mundi ta fitonte, por as të humbiste edhe pse me 10 lojtarë, duke luajtur me shpirt luftarak dhe me motivim të madh.

Lajme e fundit

×