NDESHJA E RADHËS

Lajme, Ndeshjet e javes

FK Apolonia U21, Kampionë të “Abissnet Superiore” U-21

FK Apolonia U21, Kampionë të “Abissnet Superiore” U-21

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Ekipi U21 i FK Apolonia kurorëzoi një sezon të jashtëzakonshëm, duke u shpallur kampion i Abissnet Superiore U21, pas një ndeshjeje të fortë dhe emocionuese ndaj KF Bylis, e cila u zhvillua në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier dhe përfundoi me rezultatin 1-1.

Golin për Apoloninë e realizoi Erald Maksuti në minutën e 56-të, duke shpërblyer përpjekjet e skuadrës me një finalizim të bukur.

Miqtë arritën të barazonin me Aurel Markun në minutat e fundit të ndeshjes, por rezultati nuk ndikoi sepse Apolonia ishte para me pike.

Ky titull kampion është një dëshmi e punës së palodhur të stafit, lojtarëve dhe gjithë klubit, që kanë ndërtuar një skuadër të fortë, me shpirt gare dhe vizion fitues.

Urime djemve tanë!

Lajme e fundit

×