Në ndeshjen e zhvilluar në Akademinë “FK Apolonia,” skuadra U21 e Apolonisë shënoi një fitore të thellë 4-0 kundër Dinamo City U21.
Heroi i takimit ishte Raymond Chidozie Onywuenyi i cili realizoi një “hat-trick” të shpejtë me gola në minutat 2, 23 dhe 33, duke vendosur ndeshjen nën kontroll që në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Nnamdi Joseph Mathias vulosi fitoren me një gol në minutën e 70.
Një paraqitje mbresëlënëse nga djemtë e Apolonisë, duke treguar formë të shkëlqyer dhe potencial të madh për kampionatin!