Në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier, U21 FK Apolonia u përball me AF Elbasanin dhe mori një fitore bindëse për ekipin tone me rezultatin 4-1.
Apolonia arriti të shënojë dy gola shumë shpejt në minutat e para të ndeshjes.
Besar Backa shënoi golin e parë në minutën e 7-të, duke i dhënë avantazh skuadrës së tij.
Pas pak, Lewis Shivachi Lumula shtoi avantazhin në minutën e 20-të me një gol të bukur, duke vendosur ekipin e tij në krye me 2-0.
Në pjesën e dytë të lojës, Apolonia vazhdoi të mbante kontrollin e lojës dhe rriti presionin mbi elbasanasit. Oresti Gjika shënoi golin e tretë në minutën e 35-të, por minutën e 65-të, Elbasani shënoi një gol përmes Ergi Shehit.
Shpresa e Elbasanit u shuan shpejt kur Klinsi Metaj shënoi golin e katërt për Apoloninë në minutën e 76-të, duke vulosur fitoren e ekipit e tij.
Me këtë fitore të rëndësishme, Apolonia renditet në vend të 6 të klasifikimit.
