NDESHJA E RADHËS

Skuadra U19 FK Apolonia sezoni 2022-2023, ne ndeshjen me KF Teuten ne Durres
Ndeshjet e javes

U19 Apolonia zhgënjen me Teutën

U19 Apolonia zhgënjen me Teutën

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

U zhvillua ndeshja U19 KF Teuta- FK Apolonia në Durrës me rezultatin 3-0 për Teutën. Ndeshja ishte e luftuar dhe ishte e dukshme motivimi i durrsakëve për të fituar ndeshjen dhe mundur një kampion. 

Skuadra e Apolonisë shpërdoroi shumë raste të zbritjeve në portën kundërshtare. Ajo pati një mungesë të qartë të bashkëveprimit dhe koordinimit midis lojtarëve. Apolonia nuk bëri lojën e saj karakteristike dhe sidomos në pjesën e dytë në të cilën luajti nën stres, vetëm për të shënuar gol.  

Trajneri i skuadrës U19 Bledar Borova, duke ndjerë peshën e madhe të humbjes shprehet:

“Më vjen keq që e them por nga sot, dhe pse jo zyrtarisht, ne e dorëzuam kurorën e Kampionit të Shqiperisë.

Me vjen shumë keq sepse e dorëzuam duke zhvilluar ndeshjen më të dobët të kampionatit në të gjitha aspektet teknike, taktike dhe mbi të gjitha ajo që na identifikon, karakteri luftarak.

Por një mesazh që duhet të kuptojmë është që nëse do të arrish sukses duhet të luftosh,të besosh dhe të sakrifikosh deri në fund. 

Nuk fitohen ndeshjet me fjalë, por duke derdhur djersë.

Tani na ngelet të përgatisim finalen e Kupës dhe të tregojmë respektin që kemi për fanelën e Apolonisë dhe njëri-tjetrin; të mbyllim në menyrë të qetë dhe një javë kampionat, që të na sherbejë për finalen e kupës.

Ky brez meriton ta mbylli eksperiencën e tij me skuadrën U19 me një trofe dhe këtë duhet ta tregojmë në fushë.”

Kujtojmë se U19 është skuadra që ka fituar 2 herë titullin e Kampionit të Shqipërisë dhe në sezonin e shkuar shkoi në eleminatoret e Champions, edhe pse nuk e kapërceu dot fazën eleminatore dhe hyrjen në grupe.

Lajme e fundit

×