NDESHJA E RADHËS

U19 Apolonia fiton 1-0 me Partizanin
U19

U19 Apolonia mposht Partizanin

U19 Apolonia mposht Partizanin

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Sot U19 Apolonia fitoi me Partizanin me rezultatin 1-0 për Apoloninë.

Ndeshja qe e fortë, me zbritje dhe kundërzbritje në fushën kundërshtare me raste të humbura nga Partizani dhe Apolonia. Apolonia është në krye të klasifikimit për titullin Kampion! Kujtojmë se U19 Aponia ka qenë 2 herë Kampion i Shqiperisë.

Shkëputëm disa pjesë nga bashkëbisedimi  me trajnerin Bledar Borova.

1.A jeni i kënaqur nga ndeshja e skuadres? Po nga rezultati?

Ndeshja ishte me shkalle vështiresie të lartë  midis dy kryesuesve. Apolonia arriti një rezulat shumë të rëndësishëm për objektivin final. Nga skuadra mora një  përgjigje pozitive në shumë  pjesë  të lojës, por  në disa momente duhet të ishim më të qartë.

2.Kush nga lojtarët tuaj ju pëlqyen në lojë dhe performuan shumë mirë?

Mendoj se lojtari më i mirë ishte grupi. Ata kanë shfaqur dhe një herë  karakterin e një grupi që del mbi çdo vështirësi që shfaq ndeshja.

3.Skuadra performoi si versioni i saj me i mire?

Mendoj që skuadra ka shfaqur me intervale performancën e saj dhe kjo i ka pasur dhe vështirësitë gjatë lojës.

4.Çfarë nuk shkoi shumë mire dhe pse?

Mendoj që ne duhet të ishim më të qartë në daljet tona në fillim të lojës, duke mos humbur shumë pasime. Kjo situatë na u rikthye dhe në 15 minutat e fundit.  Ajo që duhet ta kemi akoma më të rëndësishme është që ato 40 min që kemi qenë superior, duhet të kishim mbyllur ndeshjen me rastet e pakonkretizuara.

5.Keni dhe 6 finale përpara. Si i prisni rezultatet?

Mendoj se ky grup lojtarësh e ka treguar se si menaxhohen dhe luhen këto finale me kampionatin që zhvilluan sezonin e kaluar. Nuk ishin pak po 12, ku nuk na lejohet hapi falls. Ti marim një e nga një dhe me qetësinë dhe eksperiencën e kampionit, por me urinë dhe dëshirën për të rikonfirmuar përsëri titullin në Fier.

6.A keni ambicje të jeni Kampion? Skuadra juaj jeton me këtë ëndërr?

Akademia e FK Apolonisë dhe U19 konkretisht e kanë treguar shumë mirë ambicien e saj me moton: “Zhvillim lojtari, lojë e bukur dhe veç kampion!”

Prandaj ëndrra jonë për rikonfirmim titulli dhe “Youth League” është një mision jo vetëm për ne, por për të gjithë Klubin Apolonia.

Lajme e fundit

×