U zhvillua ndeshja e U19 Vllaznia- Apolonia në Shkodër me rezultatin 3-0.
I pyetur për rezultatin trajneri Bledar Borova shprehet:
“Një ndeshje e përgatitur në detaje për të shprehur filozofinë e lojës sonë, por dhe në raport me kundërshtarin .
U përgatitëm që këtë ndeshje të ishim me një shpejtësi më të madhe lëvizjesh dhe qarkullim më të paktë për të vënë në vështirësi Vllazninë, por duke mbajtur lart linjën tonë mbrojtëse.
Në pjesën e parë e realizuam shumë mirë duke krijuar raste të panumërta, por për gabimet tona dhe për meritë të portierit kundërshtar nuk arritëm të shënonim.
Fatkeqësisht u ndëshkuam në fund të pjesës së parë me atë rregullin e pashkruar të futbollit që, po nuk shënove do pësosh.
Më tej vazhdon “Ajo që më shqetësoi më shumë ishte pjesa e dytë ku skuadra shfaqi humbje qetësie që u tregua në ndërtime aksionesh më shumë me dëshirë, por pa logjikë. Humbjet e rasteve edhe në pjesën e dytë na sollën një stres që skuadra bëri të pësonte edhe golin e dytë.
Mendoj se sulmi në këtë ndeshje ka peshën e madhe për konsumimin e rasteve pa fund”
Ai, i ndërgjegjshëm për peshën e 3 pikëshit të humbur vazhdon:
“ Është një ndeshje që duke filluar nga unë i pari të marrim përgjegjësitë për të korrigjuar gabimet dhe të vazhdojmë të besojmë për titullin deri fund”.
Kujtojmë se U19 është skuadër 2 herë kampion i Shqipërisë dhe është pretendente e fortë për ta rimarrë titullin.












