NDESHJA E RADHËS

ndeshja midis U-19 F.K. Apolonia dhe U-19 KF Tirana
Meshkuj, U19

U19 Apolonia dominoi ndeshjen me Tiranën

U19 Apolonia dominoi ndeshjen me Tiranën

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Sapo përfundoi ndeshja midis U-19 F.K. Apolonia dhe U-19 KF Tirana me rezultatin 0-0.
Ndeshja ishte e luftuar, me shumë raste të mira për të shënuar gol sidomos nga ana e ekipit të Apolonisë.
Pati 2 raste të dukshme për penallti në favor të skuadrës së Apolonisë, gjë që shkaktoi irritimin e tifozëve të shumtë që ndiqnin ndeshjen.
Loja u dominua plotësisht nga ekipi i Apolonisë. Fierakët e pretendojnë fort titullin kampion.
Ja si shprehet trajneri i Apolonisë Bledar Borova në lidhje me ndeshjen e sotme:
“Ishim përgatitur për këtë ndeshje që vlente sezonin në mënyrën më serioze dhe profesionale. Kishim analizuar kundërshtarin në pikat e tij të dobëta dhe të forta. Ndeshja pasqyroi një intensitet të lartë, por dhe pati një cilësi që tregon futbollin e U19-s sonë.

Mbas 25 minutave të para të një ndeshje të barabartë, skuadra jonë ka arritur të krijojë dominancë në gjithë pjesën tjetër ndaj kundërshtarit duke kurorëzuar një pjesë të dytë perfekte. Kur vetëm prej fatit mbase, cilësisë së portierit kundërshtar, por edhe të dy rasteve të dyshimta, nuk arritëm dot t’i gezoheshim këtij 3-pikëshi”.

“Unë kam komplimente për të gjithë lojtarët për atë paraqitje që kanë bërë sot dhe mbi të gjitha për shpirtin e lartë të garës që edhe një herë u demonstrua sot.
Një falenderim edhe për tifozët që ishin të pranishëm në këtë ndeshje.
Ne jemi akoma në vendin e parë, kemi dhe 7 finale , një e nga një do i bëjmë ndeshjet dhe do të vazhdojmë në rrugën drejt titullit. ”

Drejtori i Akademisë Maringlen Kule thote për ndeshjen:

“Ekipi e interpretoi mjaft mirë lojën. E dominoi totalisht kundërshtarin dhe duke e mbajtur larg zonës sonë të rreptësisë. Lojtarët dhanë shpirtin në fushën e lojës dhe me pak fat mund të kishim marrë edhe tre pikët. Po ashtu duhen marrë parasysh edhe dy raste të dyshimta për penallti, por të paakorduara për ekipin tonë. Gjithsesi duhet përqendrim maksimal për ndeshjet në vijim për të marrë maksimumin e mundshëm, pasi mbrojtja e titullit kampion tashmë varet vetëm prej nesh”.

Vlen të kujtojmë që U-19 F.K. Apolonia ka qenë 2 herë kampion i Shqipërisë dhe vjet mori pjesë me dinjitet në eleminatoret për Champion. Ekipi U19 të Apolonisë është ndër skuadrat e shquara me djem të talentuar e pasionantë.

Lajme e fundit

×