Një përballje e fortë ndërmjet ekipit U19 të KF Tiranës dhe FK Apolonisë në Tiranë e cila përfundoi 1-1.
Në këtë ndeshje, lojtarët tanë treguan aftësi të jashtëzakonshme dhe dëshirë për të siguruar një rezultat pozitiv.
Goli për FK Apoloninë u shënua nga Koffi Bernardin Ayivi në minutën e 5-të, duke nisur me një fillim të fortë për ekipin e Fierit.
Për KF Tiranën, goli erdhi nga Leo Ballhysa në minutën e 7-të.
Skuadra U19 e FK Apolonisë është një skuadër e re e cila po e rrit shumë performancën e vet dhe ka rritje të nivelit të ndeshjeve që po luan dita ditës. Ekipi ka pretendime të ngrihet fort në tabelën e klasifikimit dhe të jetë ndër skuadrat më të mira të ligës së vet.
