Ndeshja e Abissnet Superiore U19 mes Apolonisë dhe Partizanit, e zhvilluar në Akademinë e Futbollit Apolonia, përfundoi me fitoren 2-1 të fierakëve.
Mysafirët kaluan të parët në avantazh me golin e Gridi Çupit në minutën e 9’, por Apolonia reagoi dhe e përmbysi sfidën.
Në minutën e 40’, Crispin Kayopopeh Kudamo barazoi shifrat me një finalizim të saktë, ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 55’, Chinedu Micheal Amaefula vulosi fitoren 2–1 për Apoloninë.











