Në ndeshjen e radhës të Abissnet Superiore U19, e zhvilluar në Akademinë e FK Apolonia, skuadra fierake u përball me KF Teutën, në një takim të luftuar që përfundoi me rezultatin 0-1.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Arber Deda në minutat e fundit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Apolonia kërkoi me ngulm barazimin, por pa arritur ta konkretizojë dominimin e saj me gol.
Pavarësisht rezultatit, djemtë e Apolonisë U19 treguan karakter dhe vendosmëri në fushë.