FK Apolonia U19 nuk ia doli të kapërcejë pengesën e FK Partizanit në ndeshjen Play-Off, duke u mundur me rezultatin 0-3.
Golat për Partizanin U19 u shënuan nga:
Erald Rrenga në minutën 37’
Leon Misja në minutat e fundit të pjesës së parë
Nebi Qokthi në minutën 81’
Pavarësisht rezultatit, Apolonia U19 tregoi shpirt gare dhe luftoi deri në fund, duke dhënë maksimumin në këtë përballje të rëndësishme.
