NDESHJA E RADHËS

Akademia, Ndeshjet e javes

U19 FK Apolonia triumfon 2-1 ndaj KF Teutës

U19 FK Apolonia triumfon 2-1 ndaj KF Teutës

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

U19, FK Apolonia dhe KF Teuta u përballën në fushën Aneksit të Akademisë “FK Apolonia” në Fier.
Teuta arriti të shënojë golin e parë në minutën e 20-të me Arbër Delia.
Megjithatë, Apolonia vaxhdoi lojën me intensitet të lartë dhe me ambicien për ta kthyer rezultatin në favorin e vet. Përpiqjet e tyre u shpërbluan në pjesën e dytë të lojës, kur Kevin Wangaya Injehu shënoi golin e barazimit në minutën e 44-të me një gjuajtje të fuqishme.
Pjesa e dytë e lojës ishte e mbushur me emocione dhe përpjekje nga të dyja ekipet për të gjetur golin e fitores. Për Apoloninë, goli i fitores erdhi në minutën e 90-të, kur Enea Topi goditi me një gjuajtje precize dhe vulosi fitoren e ekipit të tij 2-1 kundër durrsakëve.
Me këtë fitore, Apolonia arriti të marrë tre pikët e plota dhe të vazhdojë përpara në kampionat.
Kujtojmë se U19 FK Apolonia me trajner teknikun e mirënjohur të futbollit Nikolin Çoçlli po njeh vetëm rritje dhe ka përmirësuar shumë performancën e vet dhe synon majën e tabelës.

Lajme e fundit

×