Ekipi U18 i FK Apolonia u mposht me rezultatin 1-3 nga Dinamo City, në ndeshjen e zhvilluar në Akademinë “FK Apolonia”, në kuadër të fazës Abissnet Superiore U18 Play Out.
Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 19-të me golin e shënuar nga Marko Rajta dhe në minutën e 31-të me Hersi Shabanaj.
Apolonia reagoi në pjesën e dytë dhe ngushtoi diferencën në minutën e 63-të me golin e realizuar nga Santiliano Vlashi, duke rihapur përkohësisht ndeshjen.
Megjithatë, Dinamo City vulosi fitoren në minutën e 80-të me golin e Noel Salku, duke mbyllur takimin me rezultatin 1-3.











