Në sfidën e radhës të Abissnet Superiore U18, e zhvilluar në fushën e Akademisë së FK Apolonia, skuadra fierake u përball me KF Teutën, me takimin që përfundoi me rezultatin 0-4 në favor të miqve.
Golet u shenuan nga Sergjo Una në minutën e 41 dhe Etrit Gjuzi në minutat 54, 61 dhe 74.
Pavarësisht rezultatit, Apolonia U18 tregoi përpjekje dhe momente të mira loje, ndërsa synon të rikthehet me rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme.