Ekipi U18 i FK Apolonia u përball me FC Dinamo City në një ndeshje të vlefshme për kampionatin Abissnet Superiore U18, e cila u mbyll me rezultatin 1-3 në favor të miqve.
Për Dinamon shënuan Rigers Rama në minutat 35’ dhe 56’, si dhe Leonel Xhixha në minutën 87’. Golin e vetëm për Apoloninë e realizoi Arbi Çepele në minutën 68’, duke ngushtuar përkohësisht diferencën.
Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës fierake, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.