FK Apolonia U18 u përball me FK Partizanin në një ndeshje të luftuar në “Loni Papuçiu”, e cila përfundoi me rezultatin 2-1.
Apolonia kaloi e para në avantazh me golin e Muhamed Mehmetit në minutën e 22-të.
Partizani barazoi shifrat në minutën e 70-të me anë të Rodrigo Karinës.
Skuadra jonë reagoi menjëherë dhe riktheu epërsinë me golin e Sebastjan Cjapit në minutën e 75-të.
Një ndeshje e luftuar nga djemtë tanë, të cilët treguan shpirt gare dhe vendosmëri deri në fund!