U-17 meshkuj e F.K. Apolonia luajti në shtëpi me U-17 e F.C. Dinamo dhe fitoi me rezultatin 4-1 me gola të shenuar nga Andi Kajolli 7’, Klejdi Hoxhaj 18’, Emiljano Zhuli 33’ dhe Romarjo Sulo 79’.
Të gjelbërit bënë një lojë të shkëlqyer, duke bërë paraqitjen më të mirë të muajve të fundit.
I pyetur nga “fkapolonia.al”, trajneri Gersi Arbri thotë:
“Skuadra luajti në mënyrë korrekte. Secili lojtar dhe skuadra në tërësi i zbatuan detyrat që ju caktuan”
Romarjo Sulo:
“Futbolli është lojë grupi. Për ndeshjen e sotme do të thoja se të gjitha repartet bënë performancë të shkëlqyer si portieri, mesfusha, mbrojtja dhe sulmi. Loja e tyre ishte mjaft e sinkronizuar”.
“Edhe pse unë kam pak kohe në drejtimin e U-17 te F.K. Apolonia, ndjehem si në shtepi, sepse unë jam afirmuar si futbollist te ky Klub”
” Si drejtues i U-17 jam shumë i kënaqur nga skuadra. Ka lojtarë me cilësi dhe janë të disiplinuar. Ekipi në fillimet e mia këtu kishte një gjendje psikologjike jo fort të mirë dhe na është dashur shumë punë për t’i bërë sërish një ekip kompakt”.
“Loja jonë bazohet në punën e madhe që ne bëjmë gjatë stërvitjes individuale dhe në grup. Me shumë punë dhe disiplinë asgjë nuk është e paarritshme”.
“Unë e besoj skuadrën time dhe do të bëjmë të pamundurën që të jemi pse jo në renditjen e më të mirëve”.
“Ambicia ime e madhe është të kem ekipin kampion”.
“Tek Apolonia më pëlqen shumë përkushtimi i drejtuesve dhe interesimi maksimal i Presidentit. Kushtet net tet cilat ne punojmet janet shumtt tet mira dhe bashkëkohore, profesionale dhe kjo na e lehtëson procesin stërvitor. Ambientet në Klubin Apolonia janë favorite që skuadrat të zhvillojnë stërvitejen e duhur duke filluar nga ambjentet e palestrës, baza materiale, uniformat dhe veshjet dhe fushat. ”
«Kam fjalet më të mira për Presidentin, Drejtorin e Akademisë që i është gjendur ekipit në çdo moment dhe të gjithë trajnerëve të Akademisë së Apolonisë, ku kemi krijuar një frymë bashkëpunimi shumë të mirë dhe u jam falenderues të gjithëve për mbështetjen që më japin”.












