Në ndeshjen e javës së 11-të, në “Fusha Sportive Brians” U-17 FK Apolonia u përball me KF Laçi në një duel të pasur me gola dhe intensitet.
Ndeshja nisi me një fillim dinamik, ku lojtarët e dy ekipeve treguan një dëshirë të madhe për të shënuar.
Në minutën e 17-të, Samuel Bibaj i Laçit shënoi golin e parë, më pas Kledis Marku të dytin në minutën e 48-të.
Pjesa e parë u mbyll 2-0 në favor të Laçit.
Megjithatë, lojtarët tanë nuk u dorëzuan dhe përpjekjet e vazhdueshme u shpërblyen në pjesën e dytë të lojës, ku Nimelio Kapaj dhe Muhamet Mehmeti shënuan gola të bukur në minutat e 69 dhe 71, duke barazuar rezultatin.
Por, Adriel Pergjegji, i Laçit, në minutën e 83 shënoi golin e tretë duke siguruar fitoren 3-2 për Laçin.
Pas kësaj ndeshje KF Laçi dhe FK Apolonia janë me pikë të barabarta në kampionatin e “Abissnet Superiore U17”.












