Në ndeshjen e javës së 10-të në kampionatin U-17, FK Apolonia arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi me rezultatin 2-1 kundër Akademisë së Futbollit.
Nga fillimi i lojës, Muhamet Mehmeti shënoi gol në minutën e 4-të.
Vetëm shtatë minuta më pas, Andi Kajolli realizoi avantazhin me një tjetër gol në minutën e 11-të.
Akademia e Futbollit arriti të shënonte një gol në minutën e 90’+1′ nga Kevis Shyti.
Kjo fitore e vlefshme përmirëson pozicionin në renditje të skuadrës së Apolonisë.
Ndryshimi i trajnerit në mes të sezonit dhe riardhjen e trajnerit Santiliano Dule në krye të U17 ka rritur shumë pritshmëritë ndaj skuadrës.












