Apolonia U17 u përball me Vllazninë në kuadër të Abissnet Superiore U17, në ndeshjen e zhvilluar në Akademinë “FK Apolonia”.
Takimi u mbyll me rezultatin 0-3 në favor të skuadrës shkodrane.
Vllaznia gjeti golin e parë në minutën e 24-t, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, në të 30-tën, realizoi edhe golin e dytë.
Në pjesën e dytë, Vllaznia vulosi rezultatin me golin e tretë në minutën e 42-të.
Apolonia tentoi të reagojë dhe të rikthehet në lojë, por nuk arriti të gjejë golin, duke e mbyllur takimin me rezultatin 0-3.












