Në ndeshjen e radhës të Abissnet Superiore U17, FK Apolonia u përball në Fier me FK Partizani, takim që u mbyll me rezultatin 2-4 në favor të të kuqve.
Apolonia kaloi në avantazh herët me Alvin Mahmutaj, i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 10-të. Mahmutaj shënoi edhe golin e dytë të skuadrës sonë në fund të pjesës së parë, duke mbajtur Apoloninë në lojë.
Për Partizanin realizuan Hyseni në minutën e 5-të, Lushaku me dy gola në minutat 22 dhe 87, si dhe Niko në fund të ndeshjes.
Pavarësisht përpjekjeve dhe momentëve të mira gjatë lojës, Apolonia U17 nuk arriti të përmbyste rezultatin dhe tashmë përgatitet për sfidat e radhës.












