Në kuadër të kampionatit Abissnet Superiore U17, në Akademinë “FK Apolonia” u zhvillua sfida mes FK Apolonia dhe KF Teuta, e cila përfundoi me rezultatin 1-1.
Miqtë nga Durrësi kaluan të parët në avantazh në minutën e 14 me golin e Joel Godime, por djemtë fierakë reaguan me vendosmëri në pjesën e dytë. Në minutën e 71, Alvin Mahmutaj realizoi me saktësi nga pika e bardhë të penalltisë, duke barazuar shifrat.
Apolonia U17 zhvilloi një lojë të qëndrueshme dhe luftoi deri në fund për tri pikët, pavarësisht rezultatit final.