Ekipi U17 i FK Apolonia arriti një fitore të pastër në shtëpi ndaj FC Dinamo City, në kuadër të kampionatit Abissnet Superiore U17. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të fierakëve.
Protagonist i takimit ishte Alvin Mahmutaj, i cili shënoi dy gola në minutat 30’ dhe 69’, ndërsa Luis Qemali vulosi rezultatin në minutën e 32’.
Një paraqitje shumë e mirë që i jep skuadrës U17 tre pikë të rëndësishme.