NDESHJA E RADHËS

Akademia, Ndeshjet e javes

U17, FK Apolonia fiton bindshëm ndaj KF Skënderbeut

U17, FK Apolonia fiton bindshëm ndaj KF Skënderbeut

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Skuadra U17 e FK Apolonia ka siguruar një fitore të merituar në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke triumfuar ndaj KF Skënderbeut me rezultatin 3-1.
Ndeshja, e zhvilluar në “Shtëpia e Futbollit- FSHF” në një atmosferë entuziaste, me golin e parë të shpejtë të Alvin Mahmutaj në minutën e 15-të, duke i dhënë avantazhin Apolonisë.
Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës mike, Flavio Shkëmbi barazoi rezultatin në minutën e 41-të, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin  1-1.
Në pjesën e dytë, Apolonia tregoi dominim dhe vendosmëri.
Romarja Sulo riktheu avantazhin me një gol fantastik në minutën e 56-të, ndërsa Alvin Mahmutaj vulosi fitoren me golin e tij të dytë personal në minutën e 64-të.
Me këtë rezultat, FK Apolonia U17 kalon me sukses në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke bërë krenarë tifozët dhe ekipin fierak.

 

Lajme e fundit

×