Ekipi U17 i FK Apolonia siguroi një fitore të rëndësishme ndaj KF Vllaznia me rezultatin 2-1, në ndeshjen e luajtur në Akademinë “FK Apolonia” në Fier.
Vllaznia kaloi e para në avantazh në minutën e 27 me një gol të shënuar nga Arkan Nikaj.
Pavarësisht rezultatit, Apolonia nuk u dorëzua dhe shfaqi shpirt luftarak në pjesën e dytë.
Në minutën e 68, Dane Kuqo barazoi rezultatin me një goditje të saktë, duke ngritur moralin e skuadrës fierake. Vetëm 15 minuta më vonë, në minutën e 83, Alvin Mahmutaj realizoi golin e fitores, duke vulosur suksesin e Apolonisë.
Kjo fitore konfirmon përmirësimin e vazhdueshëm të ekipit U17, i cili synon të ruajë formën e mirë edhe në ndeshjet e ardhshme.