Në përballjen në kuadrin e kampionatit të kategorisë U17 për femra, KF Lushnja dhe FK Apolonia u përballën në Aneksin “Roza Haxhiu”.
Loja ishte e fortë dhe ekipet luftonin për golin.
Në fund të një sfide të fortë, ishte KF Lushnja që triumfoi me një diferencë minimale, 1-0
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 4-të nga lojtarja e Lushnjes, Pamela Allkanjari.
Vlen të përmendim faktin që ekipi U17 FK Apolonia femra renditet në vendin e 1 në këtë kampionat prej disa javësh dhe nuk ka njohur humbje.