U zhvillua ndeshja U16 KS Pogradeci-FK Apolonia në Pogradec me rezultatin 0-2 për Apoloninë. Ndeshja ishte e veshtirë sepse të dyja skuadrat synonin 3-pikëshin.
Të dy golat e Apolonisë u shënuan nga Erisa Alushaj në minutën e 13’ dhe 44’.
Ndeshja ishte mjaft e vështire e luajtur në temperatura të larta.
Vajzat e Pogradecit pretendonin për të marrë 3 pikëshin e kësaj ndeshje dhe për tu ngjitur në vendin e parë të tabelës së klasifikimit. Por të njejten gjë donin edhe vajzat tona të cilat arritën ta dominojnë lojën e të triumfojnë bindshëm, duke e mbajtur nën presion gjatë gjithë kohës ekipin kundërshtar.
Apolonia kryeson klasifikimin e U16 për Femra dhe ndodhet në vendin e parë. Trajnerja Xhulja Xhindole dhe trajnerja e portireve Antigona Hyskja shprehen mjaft të kënaqura për lojën dhe rezultatin. Portjerja Amelia Mone gjithashtu bëri një paraqitje mjaft të mirë duke mbajtur portën e Apolonisë të paprekur. Futbolli i vajzave tek Klubi i Futbollit Apolonia është i strukturuar me një zinxhir në plotësim e sipër. Skuadrat e krijuara dhe që shkelqejnë janë U13, U16 dhe sigurisht Skuadra e parë femra. Apolonia i ka kushtuar dhe i kushton një vëmendje e mbështetje serioze femrave dhe është në krijim te 2 skuadrave të reja të zinxhrit të moshave.