Ndeshja e “Abissnet Superiore” U16 mes Apolonisë dhe Dinamo City u zhvillua në Fier dhe përfundoi me rezultatin 3-1.
Golat për mysafirët u shënuan nga Matias Mehmeti në minutën e 5-të dhe Fiqiri Xheleku në minutat e 57 dhe 74.
Për Apoloninë, Luis Qemali realizoi golin e vetëm në minutën e 47 përmes penalltisë.
Megjithatë, skuadra e Apolonisë tregoi karakter dhe luftoi deri në fund, pavarësisht rezultatit.