FK Apolonia U16 u përball me FK Shënkollin në një ndeshje të rëndësishme play-off, e cila u zhvillua në Fier dhe përfundoi me rezultatin 1-4.
Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 19-të me golin e Florjan Pirollit, ndërsa në pjesën e dytë arritën të trefishonin shifrat me golat e Erik Malajt (52’), Kejdi Kacelit (61’) dhe Nikolo Kolës (65’).
Pavarësisht përpjekjeve të djemve tanë, Apolonia arriti të shënojë vetëm një gol me Aleks Kazhelin në minutën e 74-të, por nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes.
Një rezultat jo i kënaqshëm, por ekipi U16 tregoi shpirt gare dhe vazhdon të punojë për ndeshjet në vazhdim.