Ekipi U16 i FK Apolonia zhvilloi një ndeshje të fortë kundër KF Tirana, e cila përfundoi me barazimin 2-2. Takimi, i luajtur mes një ritmi të lartë dhe emocioneve deri në minutat e fundit.
Apolonia e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t me një gol të shënuar nga Erbi Fejzullau. Megjithatë, Tirana reagoi dhe barazoi shifrat në minutën e 23-të me golin e Halit Gremit.
Në pjesën e dytë, ekipi ynë riktheu epërsinë në minutën e 64-t, kur Alvin Mahmutaj realizoi me saktësi nga pika e bardhë e penalltisë.
Por, në minutën e 78-të me një gol të Artjol Lames, duke vulosur përfundimisht shifrat 2-2.
Një rezultat që reflekton përpjekjet dhe luftën e fortë në fushë, me ekipin tonë që tregoi dëshirë dhe karakter gjatë gjithë takimit.
Me këtë performancë, FK Apolonia U16 vijon rrugëtimin e saj me optimizëm për sfidat e ardhshme.