Një paraqitje e mirë e U16 Femra e FK Apolonia në ndeshjen e tyre kundër KF Shkumbini, duke fituar me rezultatin, 8-1.
Pjesa e parë e lojës ishte një shi golash me ekzekutime të arrira nga lojtaret e Apolonisë.
Golat u shënuan nga Malaj në mintën e 10-të, Alushaj në minutat 17, 25 dhe 45.
Rakipaj dhe Pulake vazhduan me shënime të tjera në minutën 32 dhe 42, për të siguruar një avantazh prej 6-0 në pjesën e parë të lojës.
Pjesa e dytë vazhdoi trendin e shkëlqimit, me Hoxhaj dhe Sinaj që shtuan më shumë gola në kolonën e Apolonisë.
I vetmi gol për ekipin e Shkumbinit u shënua në minutën e 71 nga Cullhaj.
Ky rezultat tregon nivelin e lartë të femrave të U16 së FK Apolonia.
Kjo skuadër e Klubit FK Apolonia ndodhet në vendin e parë në klasifikim me 12 pikë.












