Në përballjen e javës së 8-të të kampionatit “Abissnet Superiore U16”, U16 FK Apolonia bëri një paraqitje të shkëlqyer duke fituar ndeshjen me rezultatin 2-0 kundër KF Vllaznia.
Romarjo Sulo i Apolonisë shënoi në minutën e 2-të të lojës. Pas një fillimi të suksesshëm, lojtari i talentuar Albin Ballaj realizoi një gol të dytë në minutën e 16-të, duke siguruar avantazhin për ekipin.
Me këtë fitore, Apolonia mori 3 pikë të merituara në shtëpi. Stafi teknik dhe lojtarët janë të kënaqur me fitoren dhe besojnë në vazhdimin e këtij suksesi në sfidat e ardhshme të kampionatit.












